Sylaj: Për 6 muaj u raportuan 29 raste të dhunës në familje, 90% e tyre janë në ndalim policor

29.06.2023

Në Komunën e Suharekës sot, gjatë ditës së enjte është mbajtur takimi i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje. Sot gjatë ditës së enjte anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje kanë mbajtur takimin e radhës për këtë vit, ku është diskutuar “Raporti dhe analizimi e përgjithshme e rasteve të dhunës në familje në gjashtë-mujorin e […]

Sylaj: Për 6 muaj u raportuan 29 raste të dhunës në familje, 90% e tyre janë në ndalim policor Foto: Komandant i stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj

Në Komunën e Suharekës sot, gjatë ditës së enjte është mbajtur takimi i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje.

Sot gjatë ditës së enjte anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje kanë mbajtur takimin e radhës për këtë vit, ku është diskutuar “Raporti dhe analizimi e përgjithshme e rasteve të dhunës në familje në gjashtë-mujorin e parë për vitin 2023”, shkruan SuharekaOnline.

Në këtë takim, Komandanti i Policisë së Suharekës, kapiteni Afrim Sylaj ka njoftuar se nga muaji janar deri në qershor 2023, në Stacionin Policor në Suharekë janë regjistruar gjithsej 29 raste të dhunës në familje, prej të cilave 90% e rasteve janë në ndalim policor.

Në këtë takim nga anëtarët janë dhënë disa rekomandime:

  1. Psikologët që janë nëpër shkollla të mbajnë nga një orë vetëdijesimi për lëndën Edukatë qytetare me temë parandalimi I dhunës në familje.
  2. Policia permes fletushkave dhe ligjeratave të ndikojë në parandalimin e dhunës.
  3. Drejtoria e Shëndetësisë ti drejtojë kërkesë Ministrisë për furnizim me barna për kategorinë e përsonave me të meta mendore.

“U mbajt Takimi i Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF)

Anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje, sot kanë mbajtur takimin e radhës për vitin 2023, ku temë diskutimi ishte “Raporti dhe analizimi e përgjithshme e rasteve të dhunës në familje në gjashtë-mujorin e parë për vitin 2023”

Koordinatorja Habibe Bytyçi,fillimisht e hapi takimin dhe i njoftoi anëtarët me rendin e ditës e cila më pas fjalën i’a dha nënkryetares së Komunës znj. Mihrije Suka.

Nënkryetarja, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka fol për rëndësinë që ka ky takim dhe për detyrat dhe obligimet që ka mekanizmi për zvoglimin e rasteve kundër dhunës dhe për mundësin e ofrimit të ndihmës për përsonat që përjetojnë dhunë.

Kurse komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka raportuar për rastet që kanë qenë gjatë gjashtëmujorit të pare të këtij viti duke shtuar se nga janari deri në qershor kemi pasur 29 raste të regjistruara, ku prej tyre rreth 90% të rasteve janë me ndalim policor.

Edhe anëtarë të tjerë, përfaqësues të institucioneve lineare, dhanë kontributin e tyre në këtë tryezë domethënëse.

Në fund të takimit u dhanë edhe këto rekomandime:

1. Psikologët që janë nëpër shkollla të mbajnë nga një orë vetëdijesimi për lëndën Edukatë qytetare me temë parandalimi I dhunës në familje.

2. Policia perms fletushkave dhe ligjeratave të ndoikojë në parandalimin e dhunës.

3. Drejtoria e Shëndetësisë ti drejtojë kërkesë Ministrisë për furnizim me barna për kategorinë e përsonave me të meta mendore.” thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.