Sylaj: Komuna e Suharekës vazhdimisht na ka ofruar ndihmë me huazimin e veturave

21.07.2021

Në seancën e shtatë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, ndër tjera është diskutuar edhe çështja e sigurisë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Në pyetjen drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, asambleisti i PDK-së, Jeton Rrakaqi ka kërkuar nga Muharremaj sqarime lidhur me ndihmën që komuna i ka ofruar Stacionit Policor. […]

Sylaj: Komuna e Suharekës vazhdimisht na ka ofruar ndihmë me huazimin e veturave Foto: Ilustrim

Në seancën e shtatë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, ndër tjera është diskutuar edhe çështja e sigurisë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Në pyetjen drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, asambleisti i PDK-së, Jeton Rrakaqi ka kërkuar nga Muharremaj sqarime lidhur me ndihmën që komuna i ka ofruar Stacionit Policor.

Në përgjigjen e tij i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se komuna vazhdimisht u ka ofruar ndihmë Policisë së Suharekës duke i’u dhënë në shfrytëzim veturat e komunës pas orës 16:00.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, i cili ka bërë të ditur se që nga viti i kaluar veturat e Komunës së Suharekës janë në dispozicion të policisë.

Sylaj ndër tjera ka bërë të ditur se vitin e kaluar Komuna e Suharekës kishte ofruar mundësinë që të blejë dy vetura për Policinë e Kosovës në Suharekë, mirëpo për shkak të procedurave në menaxhmentin e Policisë së Kosovës kjo nuk ishte realizuar.

“Bashëkpunimi mes policisë dhe komunës është i shkëlqyeshëm, komuna dhe kryetari gjithmonë janë shprehur të gatshëm dhe na kanë ndihmuar brenda mundësive që kanë. Edhe për vetura komuna ka ofruar ndihmë gjithmonë e gatshme me gjetë procedura adekuate me na furnizu si polici, por këto procedura janë duke u diskutuar brenda neve me qëllim të jenë të harmonizuara komfort suazave ligjore. Unë falënderoj komunën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar vazhdimisht ndaj stacionit policor në Suharekë” ka thënë Sylaj.