Sulmoi shokun e tij në Suharekë dhe e detyron të zbres nga vetura, arrestohet i dyshuari

Sulmoi shokun e tij në Suharekë dhe e detyron të zbres nga vetura, arrestohet i dyshuari
Çlirim Gashi

09.06.2021 / Suhareka

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar një rast sulm fizik.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një person ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë pasi u sulmua nga shoku i tij derisa ishin së bashku në një veturë.

Të njëjtit derisa ishin duke udhëtuar bashkë në drejtim të Prishtinës, njëri ka sulmuar personin tjetër dhe e ka detyruar të zbres nga vetura.

Personin e dyshuar Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 9 në tërë Kosovën
RAPORTO