Sulm ndaj personit zyrtar, Salih Zyba e konsideron të montuar aktakuzën ndaj tij

19.10.2020

Deputeti  i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili po akuzohet  për  sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë, e ka konsideruar si të montuar dhe tendencioze nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Këto deklarime i ka dhënë […]

Sulm ndaj personit zyrtar, Salih Zyba e konsideron të montuar aktakuzën ndaj tij Foto: Salih Zyba

Deputeti  i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili po akuzohet  për  sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë, e ka konsideruar si të montuar dhe tendencioze nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Këto deklarime i ka dhënë gjatë seancës fillestare, të mbajtur  të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Salih Zyba, dhe aktivist tjerë, ngarkohen me veprat penale si,  sulm ndaj personave zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, pengim i personit zyrtar  në kryerjen e detyrave zyrtare, pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm si dhe akuzohen për dëmet e  shkaktuara me rastin e protestave të vitit  2015, të organizuara nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje dhe e përkrahur nga subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

Në aktakuzën e ngritur me 23 janar 2017, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë,  deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Salih Zyba  së bashku me Ngadhënjim Haxhosaj , secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ” nga neni 410 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit për “Pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizëm” me 27  janar 2015, prej orës 12:45-18:00, në Prishtinë, përkatësisht në sheshet “Skënderbeu”,  “Ibrahim Rugova”, Nëna Terezë”,  “Zahir Pajaziti”, Rruga “Tring Ismaili”, duke vazhduar në bulevardin “Bill Klinton”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në lagjen” Ulpiana”  te Posta  Kryesore, me rastin e mbajtjes së protestës gjithë popullore, të organizuara nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje,  e përkrahur nga dy subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, të pandehurit secili veç e veç me dashje kanë marrë pjesë në turmën e njerëzve , me qëllim që me veprimet e tyre  të përbashkëta  të shkaktojnë dhunë ndaj personave, respektivisht të dëmtojnë pasurinë.

Sipas aktakuzës, të njëjtit kanë vepruar në atë mënyrë, që në shenjë pakënaqësie për synimin dhe rrjedhën e protestës, në drejtim të zyrtarëve policore, të caktuar në ruajtjen e rendit dhe sigurinë e përgjithshme , me veprime të dhunshme, duke përdorur forcën, kanë hedhur gjësende të ndryshme të improvizuara në çast, si gurë të dimensioneve të ndryshme, kubëza betoni, pjese druri, gyp metali, shufër metali, reshetke nga metali, shishe uji, kaçavida, mjete të gjitha këto të përshtatshme për të shkaktuar dëmtime trupore ndaj zyrtarëve policore, vet protestuesve si dhe dëmtimin e pasurisë publike e asaj private.

Tutje, sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë dëmtuar, thyer, automjete zyrtare, pajisje teknike dhe mbrojtëse të policisë, gardërobën e policisë, në vlerë prej 20.000 euro vetëm në regjionin e Prishtinës, kontejnerët e Kompanisë Rajonale  të Mbeturinave “ Pastrimi” Sh.a, në Prishtinë, 47 copë, në lartësi prej 16,480.80 euro, rreth 12 vetura private, në objektin e UNION-it , terrasë dhe xhami i një restoranti i krisur, tendat e lokaleve të rrëzuara.

Gjithashtu, “Pizzeria Liberto” i janë dëmtuar katër xhama, një TV plazma “Samsung”, disa karrige të objekteve private, sikurse ishte dëmtuar trotuari gjelbërimi, vazot e drunjtëve të ndryshme, anësoret e trotuarit, ku si pasoje e veprimeve të atilla 141 polic edhe protestues, sipas ekspertizës mjeko ligjore, kanë pësuar dëmtime te lehta trupore me ç `rast  përveç dëmit material, të pandehurit kanë shkaktuar rrezik të madhe për jetën e përbashkët, rendin publik, sigurinë e njerëzve dhe të pasurisë.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, në të njëjtën datë, rreth orës 14:30 minuta, në Prishtinë, përkatësisht, sheshin “Skënderbeu”  me rastin e mbajtjes së protestës gjithë popullore, të organizuara nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, e  përkrahur nga dy subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës dhe Nisma, të pandehurit Sali Zyba dhe Ngadhënjim Haxhosaj, secili veç e veç, me dashje, drejtpërsëdrejti kanë sulmuar personat zyrtar në kryerjen e detyrës lidhur me sigurinë e përgjithshme.

Në aktakuzë thuhet se, kanë vepruar në atë mënyrë, që në shenjë pakënaqësie për rrjedhën e protestës, fillimisht të njëjtit futen brenda kordonit të sigurisë, ku me veprimet e tyre kanë shfaqur sjellje të dhunshme, duke i shtyre në vazhdimësi me duar dhe me tëre trupin zyrtarët policor, pastaj me lëvizjet e tjera me dorë e këmbë kanë tentuar të i godasin, për çka arrestohen.

Gjithnjë sipas aktakuzës, gjatë arrestimit i pandehuri Zyba, edhe më tej, ka shfaqur rezistence aktive, ku në një moment me duar nga këllëfi i  brezit, ka tentuar t`ia heq armen zyrtare, zyrtarit policor Berat Gashi, me ç ‘rast zyrtari policor Adnan Muriqi, me koleget e tjerë, i ofrojnë ndihmën dhe arrijnë të ndalojnë në marrjen e armës, e më pas të shoqërojnë të njësia më e afërt e arrestimeve.