Suka: Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje gjatë 2020’s

06.04.2021

Rastet e dhunës në familje janë mjaftë të shpeshta për të cilat pothuajse çdo ditë raportohet në Policinë e Kosovës, ku kryesisht femrat janë viktima të kësaj dukurie e cila fatkeqësisht në shoqëri është mjaft e dukshme. Përgjatë viteve është punuar që këto femra të gjejnë mbështetje në institucionet shtetërore. Në qytetin e Prizrenit tashmë […]

Suka: Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje gjatë 2020’s Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë mjaftë të shpeshta për të cilat pothuajse çdo ditë raportohet në Policinë e Kosovës, ku kryesisht femrat janë viktima të kësaj dukurie e cila fatkeqësisht në shoqëri është mjaft e dukshme.

Përgjatë viteve është punuar që këto femra të gjejnë mbështetje në institucionet shtetërore. Në qytetin e Prizrenit tashmë gjendet një qendër në të cilën strehohen të gjitha femrat e rajonit të cilat janë viktima të dhunës në familje.

Raste të tilla janë raportuar edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë, ku vetëm gjatë vitit 2020 në janë raportuar 51 raste të tilla.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka e cila është anëtare e kësaj qendre strehuese në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar se gjatë vitit të kaluar numri i rasteve të dhunës në familje fatkeqësisht ka shënuar rritje, duke shtuar se në rritjen e këtyre rasteve ka ndikuar edhe koha kur kemi qenë të izoluar si masë mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Suka bëri të ditur se gjatë vitit 2020 në qendrën strehimore në Prizren janë strehuar 4 gra nga Komuna e Suharekës, ndërsa në këta tre muajt e parë të këtij viti nuk është strehuar asnjë femër nga kjo komunë.

Nënkryetarja e Suharekës, njëherit anëtare në qendrën për strehimin e viktimave të dhunës në familje, Mihrije Suka ka thën se aty strehohen të gjitha femrat të cilat janë viktima të dhunës në familje, stehimore kjo e cila është marrveshje ndër komunale e kryetarëve të komunave si: Komuna e Suharekës, Prizrenit, Dragashit dhe Mamushës.

Suka bëri të ditur se Komuna e Suharekës këtë strehimore e ka mbështetur me mjete financiare në vlerë prej 2,200 euro dhe ka marrëveshje për tri vite (2019-2022).

Ajo gjithashtu ka treguar për kushtet e kësaj strehimore për të cilat thotë se janë të mira, poashtu thotë se të gjithë femrat e strhuara aty përveç që gjejnë mbështetje për një jetë të pavarur ato edhe janë të sigurta.

Suka ka treguar se gjatë këtyre viteve, si nënkryetare e Komunës së Suharekës i ka vizituar viktimat e dhunës në familje të cilat janë nga kjo komunë ku ka bërë të ditur se disa nga ato janë rikthyer në familjet e tyre, disa të tjera janë pavarësuar ekonomikisht sepse ato edhe angazhohen në kurse të ndryshme, poashtu edhe fëmijët e tyre integrohen nëpër kopshte e shkolla.

Ndër tjerash, Suka për SuharekaOnline tha se hallka e parë ku drejtohen femrat të cilat janë viktima të dhunës në familje është policia, duke vazhduar edhe nëpër drejtoritë e mirëqenies sociale, ku ka bër të ditur se Komuna e Suharekës tashmë e ka krijuar një mekanizëm në të cilën bëjnë pjesë gjithsej 16 institucione përkatëse.

Nga Policia e Kosovës në Suharekë kanë bërë të ditur se vetëm në tre muajt e par të 2021’s janë regjistruar 15 raste të dhunës në familje, në janar janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ndërsa numëri i rasteve është rritur dukshëm në muajin e dytë të 2021, ku janë regjistruar gjithsej 8 raste dhe në muajin mars janë regjistruar 5 raste.

Suka ka njoftuar se akterët pëkatës të cilët e ndihmojnë këtë qendër në një mbedhje për nderë të festës së gruas, me 8 mars të këtij viti, kanë kërkuar që të krijohet një fond i veçant për gratë të cilat përjetojnë dhunë, mirëpo kjo kërkesë për komuna paraqet vështirësi pasi që kërkohet një kod i veçantë, por Suka thotë se pavarësisht kësaj Komuna e Suharekës do të gjejë një zgjidhje për formimin e këtij fondi në mënyrë që të ndihmohen të gjitha këto viktima.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka tha se të gjitha gratë duhet të kenë një pavarësi ekonomike, të shkollohen dhe të punojnë më shumë, pasi që kur të kenë pavarësinë ekonomike ato i kanë të gjitha.

”Dhuna është dhunë, ajo nuk durohet e as nuk tolerohet” tha Suka për SuharekaOnline.