Suka: Premtimi i Muharremajt se nuk do ketë suficit mashtrim elektoral

19.04.2021

Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë, Urim Suka përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen aktuale në Suharekë dhe kryetarin Muharremaj. Suka e ka cilësuar mashtrim elektoral premtimin e kryetarit Bali Muharremaj se nuk do ketë suficit dhe nuk do barten mjetet nga viti në vit. “Suficiti për vitin 2020 është 319,925.51 euro, […]

Suka: Premtimi i Muharremajt se nuk do ketë suficit mashtrim elektoral

Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë, Urim Suka përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen aktuale në Suharekë dhe kryetarin Muharremaj.

Suka e ka cilësuar mashtrim elektoral premtimin e kryetarit Bali Muharremaj se nuk do ketë suficit dhe nuk do barten mjetet nga viti në vit.

“Suficiti për vitin 2020 është 319,925.51 euro, ndërsa bartja e mjeteve nga viti 2019 dhe 2020 për vitin 2021 është 774,913.42 euro.Çfarë t’i them kësaj, përveçse mashtrim?!

Kryetari Muharremaj gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte parreshtur për bartjen e mjeteve finaciare nga viti në vit dhe për mbetjen e mjeteve suficit.

LEXO EDHE:  Ftohen të gjithë qytetarët e Suharekës: Takim publik me kryetarin Muharremaj

Ndersa sot, kur jemi drejt fundit të mandatit të tij qeverisës, suficiti për vitin 2020 është 319,925.51 euro, kurse mjetet e bartura nga viti 2019 dhe 2020 për vitin 2021 janë 774,913.42 euro.

Në total, mbi 1 milionë euro nuk janë shfrytëzuar në një nga vitet me nevojat më të mëdha për qytetarët.Premtimi se nuk do ketë suficit dhe nuk do barten mjetet nga viti në vit është një nga shumë mashtrimet e tij elektorale.

Kjo logjikë qeverisëse nuk mund të jetë “Punë e mirë”Kjo logjikë qeverisëse është mashtrim dhe si e tillë duhet të shkojë” ka shkruar Suka.

Etiketat