Suka: Numri i rasteve të dhunës ndaj grave është rritur gjatë pandemisë

30.11.2020

Në seancën e Asamblesë Komunale të Suharekës, e 11-ta me radhë ndër tjera u diskutua edhe për dhunën ndaj grave në familje dhe në shoqëri. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka në fjalën e saj ka bërë të ditur se numri i rasteve të dhunës ndaj gruas në këtë vit (2020) ka qenë më […]

Suka: Numri i rasteve të dhunës ndaj grave është rritur gjatë pandemisë Foto: Ilustrim

Në seancën e Asamblesë Komunale të Suharekës, e 11-ta me radhë ndër tjera u diskutua edhe për dhunën ndaj grave në familje dhe në shoqëri.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka në fjalën e saj ka bërë të ditur se numri i rasteve të dhunës ndaj gruas në këtë vit (2020) ka qenë më i lartë duke krahasuar me atë të vitit të kaluar (2019).

Suka ndër tjera njoftoi për numrin e rasteve të dhunës ndaj grave ku tha se në Stacionin e Policisë në Suharekës nga janari deri në nëntor të këtij viti janë shënuar 45 raste numër ky i ngjashëm me atë të vitit të kaluar për periudhën e njejtë kohore.

Por, numri i rasteve të dhunës ndaj gruas, të cilat kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë nga janari deri në nëntor është rritur, në vitin 2019 ishin gjithsej 22 raste, ndërsa në këtë vit numri i rasteve të tilla është 28.

Gjithashtu, edhe në Qendrën për Mirëqenie dhe Punë Sociale këtë vit numri i grave të cilat kanë kërkuar ndihmë është rritur, nga janari deri më tani janë paraqitur 23 raste.