Suharekë: AKK-ja do të marr në trajtim të gjitha kërkesat e zyrtarëve komunal

AKK, mbanë takim me zyrtarë nga Komuna e Suharekës.

Me qëllim të identifikimit të fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të intensifikohej, si dhe për të identifikuar sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar zyrtarët në Komunën e Suharekës dhe gjetjen e mënyrave për tejkalimin e këtyre sfidave, një delegacion i Komunës së Suharekës, respektivisht drejtori për Kadastër Emrush Bytyçi, drejtoresha e Urbanizmit Sanie Kuqi, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Suharekës z. Afrim Bytyqi vizituan Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Në takimin e udhëhequr nga Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti i shoqëruar nga u.d drejtor i drejtorisë për Kadastër Korab Ahmetaj, Udhëheqësi i Njësisë për Sistem të Adresave Amir Sogojeva, zyrtarja e lartë ligjore Elmihate Gashi, u trajtuan disa kërkesa për përkrahje në fushën e azhurnimit të sistemit të adresave, çështje ligjore që kanë të bëjnë me të drejta pronësore, e ngjashëm.

Ahmeti në takim tha se AKK do të marr në trajtim të gjitha kërkesat e zyrtarëve komunal dhe premtoi përkrahje të parezervë aty ku do të ketë hapësirë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.