Pasi që në muajin Korrik dhe Gusht në zyret e Gjendjes Civile në Komunën e Suharekës ka ngarkesë të madhe do të ketë punë shtesë.
Gjatë muajve të verës rritet ngarkesa e punës në Zyren e gjendjes civile edhe për shkak të mërgimtarëve, të cilët e shfrytëzojnë këtë kohë për të rregulluar dokumente të ndryshme. “Natyrisht se dy muajt e ardhshëm ka punë shtesë, meqë do të ketë kërkesa edhe nga mërgimtarët tanë”, tha Kryetari Muharremaj.

Kryetari Muharremaj përmes një postimi në Facebook shkroi se: “Ne i mirëpresim dhe jemi në shërbim të nevojave të tyre administrative”.
“Në zyret e gjendjes civile gjithçka është gati, që shërbimi për nevojat e qytetarëve të funksionoj më së miri”, tha Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ndër të tjerash ai tha se: “Ata janë të gatshëm të punojnë si gjithmonë dhe unë natyrisht e respektoj angazhimin e tyre”.