Suharekë: Zv.ministri Qelaj, kërkon krijimin e mekanizmave për koordinim lokal kundër dhunës në familje

Sot, u mbajt takimi i radhës për koordinim lokal kundër dhunës në familje në Komunën e Suharekës, ku këtë takim e udhëheqi Zëvendës ministri, Naim Qelaj dhe nënkryetarja e Komunës, znj. Mihrije Suka, ku biseduan për rëndësinë e krijimit të mekanizmit për koordinim lokal kundër dhunës në familje.

Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, zëvendës ministri i drejtësisë, Naim Qelaj ka mbajtur takim me përfaqësues të Komunës së Suharekës që kanë të bëjnë me mbrojtjen kundër dhunës në familje, ku para tyre ka fol për rëndësinë e krijimit të mekanizmit  për koordinim lokal kundër dhunës në familje.

Ku, zv.ministri Naim Qelaj theksoi se, do të mbështesë plotësisht punën tuaj për sensibilizimin e opinionit kundër dhunës në familje.

Po ashtu ai tha se: “Ju do të keni  ndihmën dhe mbështetjen institucionale, të koordinatorit nacional, zyrës së koordinatorit dhe të Ministrisë së Drejtësisë, e cila është bartëse e proceseve që lidhën me Zyrën e koordinatorit nacional”.

Kurse, në anën tjetër nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, duke falënderuar zv.ministrin në emër të kryetarit Muharremaj për angazhimin e tij, ka thënë se Komuna e Suharekës është e gatshme për bashkëpunim dhe se do të formoj mekanizmin për koordinim lokal kundër dhunës në familje.

RAPORTO