Suharekë, vjedhet një pistoletë me dy karikatorë

Suharekë, vjedhet një pistoletë me dy karikatorë
Çlirim Gashi

15.05.2021 / Suhareka

Një person në Suharekë ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij.

Pas hyrjes me forcë, të dyshuarit kanë vjedhur një pistoletë me dy karikatorë për të cilën posedonte edhe leje.

SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur të premtën, rreth orës 21:20.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është nën hetime.

RAPORTO