Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së martë në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 13 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për aksidentet e ndodhura në Suharekë për muajin nëntor dhe fillimin e muajit dhjetor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda nëntorit dhe dhjetorit në komunën tonë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Në dy javët e para të muaji nëntor në Suharekë ndodhën 10 aksidente, ndërsa në dy javët e fundit të këtij muaji ndodhën 14 aksidente dhe në dy javët e para të muajit dhjetor ndodhën 11 aksidente trafiku.