Suharekë, brenda nëntorit mbi 20 aksidente trafiku

27.11.2021

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës. Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur […]

Suharekë, brenda nëntorit mbi 20 aksidente trafiku Foto: © Hallka Marketing Agency

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të policisë, vazhdon të mbetet shqetësuese numri i aksidenteve që po ndodhin në rrugët e Kosovës.

Një gjë e tillë po dëshmohet edhe nga raportet të rregullta ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë janë të regjistruara mbi 40 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premtë në Kosovë kanë ndodhur 76 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 30 aksidente janë raportuar me persona të lënduar dhe 46 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat për aksidentet e ndodhura në Suharekë për muaji nëntor.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda këtij muaji komunën tonë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku.

Në dy javët e para të muaji nëntor në Suharekë ndodhën 10 aksidente, ndërsa në dy javët e fundit të këtij muaji ndodhën 14 aksidente.