Suharekë: Vdekje e dyshimtë, gjendet një femër pa shenja jete

13.01.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në Komunën e Suharekës një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Dje me datën 12 janar 2020 rreth orës 18:15 është raportuar se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër K/Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë […]

Suharekë: Vdekje e dyshimtë, gjendet një femër pa shenja jete Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në Komunën e Suharekës një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Dje me datën 12 janar 2020 rreth orës 18:15 është raportuar se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktima femër K/Shqiptare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.