Suharekë, vazhdon rritja e numrit të veteranëve që marrin pagë nga shteti!

27.06.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin Maj 2023. Në këto statistika ndër tjerash figuron edhe numri i përfituesve nga skema për veteranët e luftës, raporton SuharekaOnline. Nga skema për veteranët e luftës janë 36.821 përfitues, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 kemi rënie të numrit […]

Suharekë, vazhdon rritja e numrit të veteranëve që marrin pagë nga shteti! Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin Maj 2023.

Në këto statistika ndër tjerash figuron edhe numri i përfituesve nga skema për veteranët e luftës, raporton SuharekaOnline.

Nga skema për veteranët e luftës janë 36.821 përfitues, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 kemi rënie të numrit të përfituesve për 86 apo shprehur në përqindje 0.2%.

Sipas rezultateve nga ky publikim, bëhet e ditur se në muajin maj të këtij viti në Komunën e Suharekës janë regjistruar 1.638 persona që kanë përfituar nga skema e veteranëve, numër ky i cili ka ndryshuar nga muaji në muaj duke shënuar rritje.

Muaji/VitiNr. i përfituesve nga skema e veteranëve në Komunën e Suharekës
Janar/20231.631
Shkurt/20231.636
Mars/20231.637
Prill/20231.637
Maj/20231.638