Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 23 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 2 viktima nga ky virus.
Brenda 24 ore janë shëruar 4 qytetarë nga COVID-19 në Komunën e Suharekës, ndërsa fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv apo i vdekjes nga ky virus.
Po ashtu, janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995.
Kurse numri i rasteve aktive është 2.237, prej tyre 93 raste aktive në Komunën e Suharekës.