Suharekë, vazhdon rënia e numrit të familjeve që marrin ndihmë sociale
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor të vitit 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 23,100 familje […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.
Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit nëntor të vitit 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 23,100 familje me gjithsej 91,263 anëtarë, raporton SuharekaOnline.
Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit nëntor të këtij viti në Komunën e Suharekës nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 445 familje me gjithsej 1,953 anëtar.
Në bazë të dhënave zyrtare të cilat janë botuar në Statistikat e Mirëqenies Sociale figurojnë edhe të dhënat për muajt e kaluar të këtij viti të cilat po t’i krahasojmë rezulton se numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale për muajin nëntor është më i vogël, se sa ai që ishte në muajin janar ku numri i këtyre familjeve ishte 503.
Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmban të dhëna zyrtare për numrin e familjeve dhe anëtarëve të tyre që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.
Muaji | Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale | Numri i anëtarëve të familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale |
Janar, 2022 | 503 | 2.236 |
Shkurt, 2022 | 498 | 2.206 |
Mars, 2022 | 493 | 2.179 |
Prill, 2022 | 487 | 2.148 |
Maj, 2022 | 479 | 2.114 |
Qershor, 2022 | 483 | 2.130 |
Korrik, 2022 | 473 | 2.080 |
Gusht, 2022 | 457 | 2.005 |
Shtator, 2022 | 454 | 1.997 |
Tetor, 2022 | 451 | 1.974 |
Nëntor, 2022 | 445 | 1.953 |