Suharekë, vazhdon rënia e numrit të familjeve që marrin asistencë sociale

25.07.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2023. Ky publikim ofron të dhëna ndër tjerash edhe për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale. Në muajin qershor 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21.131 familje me gjithsej 83 363 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e […]

Suharekë, vazhdon rënia e numrit të familjeve që marrin asistencë sociale Foto: SuharekaOnline

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2023.

Ky publikim ofron të dhëna ndër tjerash edhe për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.

Në muajin qershor 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21.131 familje me gjithsej 83 363 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022) që ishin 25.444 familje me gjithsej 100.395 anëtarë, ka një rënie të numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4.313 ose 17,0%.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline, figuron se gjatë muajit qershor 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 412 familje me gjithsej 1.779 anëtar, të cilat kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

Muaji/VitiNumri i familjeve që kanë përfituar asistencë sociale në Komunën e Suharekës
Janar/2023434
Shkurt/2023442
Mars/2023431
Prill/2023424
Maj/2023420
Qershor/2023412

Duke krahasuar këto shifra me ato të muajve të kaluar të këtij viti rezulton se numri i familjeve që marrin social në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie.