Suharekë: Vazhdohen punimet infrastrukturore

28.02.2019

Punimet infrastrukturore në Suharekë janë duke vazhduar po thuajse në çdo fshat të kësaj komune. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet infrastrukturore në fashitin Gjinoc të kësaj komune. Muharremaj ka thënë se projektet infrastrukturore në këtë komunë do të realizohen sipas planeve dinamike. “Nga fshati […]

Suharekë: Vazhdohen punimet infrastrukturore Foto: Ilustrim

Punimet infrastrukturore në Suharekë janë duke vazhduar po thuajse në çdo fshat të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet infrastrukturore në fashitin Gjinoc të kësaj komune.

Muharremaj ka thënë se projektet infrastrukturore në këtë komunë do të realizohen sipas planeve dinamike.

“Nga fshati Gjinoc në drejtim të fshatrave Dubravë dhe Sallagrazhdë, po vazhdojnë punimet në rrugën e cila do të jetë sipas standardeve më të mira. Puna nuk do të ndalet deri në realizimin e projekteve, të cilat do zbatohen sipas planeve dinamike”, ka thënë Muharremaj pas inspektimit të punimeve rrugore në fshatin Gjinoc.