Suharekë: U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të MASHT-SHMP-DKA dhe GIZ-Gjerman

Sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të MASHT-SHMP-DKA dhe GIZ-Gjerman.

Në ambientet e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Suharekës, sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkollës së Mesme Profesionale “Abdyl Rama”, Drejtorisë së Arsimit dhe GIZ-it gjeman.


Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin dhe mbështetjen aktive të aktiviteteve të ndryshme të të gjthë aktorëve të përfshirë në këtë Memorandum.


Tregu i punës, është mekanizmi kryesor i kësaj marrëveshje. Suhareka është përfshirë në këtë marrëveshje në mesin e 10 komunave të përzgjedhura të Kosovës. 


Nënshkrimin e këtij Memorandumi e kanë bërë: drejtori DKA-Suharekë Remzi Bytyqi, Dr. Klaus Bader-Labarre, menagjer i programit dhe drejtori i SHMP, Ramë Morina.

RAPORTO