Suharekë, u largua nga shtëpia pasi u fjalos me babain dhe një mysafir, policia arreston të dyshuarin

16.11.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të datës 13 nëntor bëhej e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia. Rasti raportohet të ketë ndodhur më […]

Suharekë, u largua nga shtëpia pasi u fjalos me babain dhe një mysafir, policia arreston të dyshuarin Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të datës 13 nëntor bëhej e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar.

I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 12 nëntor në Suharekë rreth orës 20:20.

Po ashtu, Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Suharekë, 12.11.2021. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se kishte mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari pasi është fjalosur me të atin e tij dhe një mysafir që kishin, është larguar nga shtëpia. Rast është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin e dhunës në familje, me datën 15 nëntor është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.

Tutje PK bënë të ditur se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE 
Suharekë, 12.11.2021 – 20:20. Lidhur me rastin me datën 15.11.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.