Kundër dhunës ndaj gruas Suharekë: Tryezë diskutimi me rastin e fushatës “16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj gruas”

Është mbajtur tryezë diskutimi me rastin e fushatës “16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj gruas”.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, në bashkëpunim me zyrtaren për barazi gjinore znjsh.Habibe Bytyqi, kanë organizuar këtë tryezë diskutimi në kuadër të fushatës së lartëcekur, kundër dhunës në familje.

Nënkryetarja Suka, e ka hapur takimin dhe ka folur për situatën aktuale rreth dhunës në familje, posaçërisht, dhunën ndaj grave.

Pjesëmarrës të tjerë të këtij takimi kanë qenë edhe institucionet relevante: Policia e Kosovës, QKMF-ja, QPS-ja, KFOR-LMT-ja dhe grupi i grave, këshilltare të Kuvendit Komunal.

Përfaqësuesit e institucioneve kanë dhënë raportet dhe vlerësimet e tyre rreth situatës për dhunën në familje.

Në fund, në bazë të të dhënave të kësaj tryeze, u konstatua se, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka rritje të rasteve të dhunë ndaj grave, strehimeve dhe një vrasje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.