Suharekë: Temperaturat deri në 25 gradë, nuk përjashtohet shiu e rrufeja!

Në qytetin e Suharekës priten që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Në Suharekë thuhet se do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, i shoqëruar me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-25 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit me shpejtësi 1m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.