Suharekë, të enjten disa fshatra mbesin mbi 8 orë pa rrymë

13.08.2025

Kompania e Distributimit të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se nesër, më 14 gusht, do të kryhen punime të rëndësishme në rrjetin elektrik në disa fshatra të komunës së Suharekës.

Si rezultat i këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.

Ndërprerja do të fillojë nga ora 08:30 dhe pritet të zgjasë deri në orën 17:00. Fshatrat që do të preken nga kjo ndërprerje janë:

  • Sopi I & II
  • Dubrava
  • Mushtishti
  • Savrova
  • Bukoshi
  • Vraniqi
  • Baqevci

Kjo ndërprerje është e nevojshme për shkak të projekteve investive që po zhvillohen në këtë zonë. KEDS do të kryejë montimin e ndarëseve të reja dhe energjizimin e një pjese të re të rrjetit, me qëllim që të përmirësojë cilësinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji për banorët.