Suharekë, të dehur një femër dhe mashkull rrahen mes veti, arrestohen dy të dyshuarit

23.09.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në orët e hershme të së mërkurës nën ndikim të alkookit një femër dhe një mashkull kosovarë janë rrahur mes veti. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, pasi që ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht edhe viktimën mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth […]

Suharekë, të dehur një femër dhe mashkull rrahen mes veti, arrestohen dy të dyshuarit Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në orët e hershme të së mërkurës nën ndikim të alkookit një femër dhe një mashkull kosovarë janë rrahur mes veti.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, pasi që ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht edhe viktimën mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 00:30 në Suharekë.

Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe femër kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti, ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bënë të ditur Policia e Kosovës.