Suharekë: Sulmon fizikisht një person, arresohet i dyshuari

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se dje (e hënë), në Suharekë një i dyshuar ka sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur dje në Suharekë rreth orës 16:45, ku një i dyshuar ka sulmuar fizikisht një person, raporton SuharekaOnline

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka pranuar tretman mjeksor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.