Suharekë, sulmoi fizikisht vëllain, arrestohet dhe dërgohet në spitalin psikatrik

01.08.2021

Të shtunën është arrestuar një qytetar nga Suhareka pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, bënë të ditur Policia e Kosovës. Sipas zyrës për media në Policinë e Kosovës rasti është raportuar rreth orës 19:00 dhe njësitë relevante kanë arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij […]

Suharekë, sulmoi fizikisht vëllain, arrestohet dhe dërgohet në spitalin psikatrik Foto: Ilustrim

Të shtunën është arrestuar një qytetar nga Suhareka pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, bënë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas zyrës për media në Policinë e Kosovës rasti është raportuar rreth orës 19:00 dhe njësitë relevante kanë arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij mashkull  kosovar.

I dyshuari më tutje është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik, pasi që i njëjti është me të meta psikikie.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar si dhunë në familje.