Suharekë, sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari

22.10.2022

Një rast i dhunës në familje është raportuar në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ish-bashkëshorten e tij. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:50 në Suharekë. Nga policia kanë theksuar […]

Suharekë, sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari Foto: Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ish-bashkëshorten e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 12:50 në Suharekë.

Nga policia kanë theksuar se viktima ka marrë tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE / Suharekë 21.10.2022 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish bashkëshorten e tij). Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.