Suharekë, sulmoi fizikisht bashkëshorten, policia arrin ta gjejë dhe arrestojë të dyshuarin

11.11.2021

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima femër kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur verbalisht dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën në Suharekë, rreth orës 13:00. Po ashtu, policia kishte bërë të ditur se i dyshuari gjendet […]

Suharekë, sulmoi fizikisht bashkëshorten, policia arrin ta gjejë dhe arrestojë të dyshuarin Foto: Ilustrim

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima femër kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur verbalisht dhe është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën në Suharekë, rreth orës 13:00.

Po ashtu, policia kishte bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE & DHUNË NË FAMILJE – Suharekë, 09.11.2021 – 13:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 10.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.