Suharekë, sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari

03.09.2021

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shpeshtohen, përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore ka ndodhur një rast i dhunës në familje në Komunën e Suharekës. Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 17:00, […]

Suharekë, sulmoi fizikisht babain e tij, arrestohet i dyshuari Foto: Grief

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shpeshtohen, përkundër që vazhdimisht punohet në vetëdijësimin e qytetarëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore ka ndodhur një rast i dhunës në familje në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit bëhet e ditur se dje rreth orës 17:00, në Suharekë, një burrë është sulmuar fizikisht nga djali i tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur Policia e Kosovës.