Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person ka raportuar për një sulm fizik.
Personi i cili ka raportuar për sulm fizik bëhet e ditur se është sulmuar nga dy të dyshuar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
“Rr. Brigada 123, Suharekë 06.12.2019 – 12:40. Viktima mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.