Suharekë: Sot temperaturat deri 32 gradë, nesër edhe më nxehtë

Vala e të nxehtit afrikan ditëve në vijim do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon, duke vazhduar me rritje të theksuar të temperaturave mbi vlera mesatare.

Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme.

Sot në Suharekë moti do të jetë i nxehtë, kryesisht me diell, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 18 gradë celsius ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 26 deri në 32 gradë celsius. Do të fryej erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8.

Ndërsa nesër në Suharekë moti do të jetë shumë më i nxehtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 20 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celsius. Do të fryej erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.

RAPORTO