Vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë gjatë javës që lamë pas dhe në fillim të kësaj jave, tashmë ka kaluar.
Fronti i ftohtë i cili përfshiu sot Kosovën dhe disa pjesë tjera të rajonit shkaktojë destabilizim të fuqishëm të motit ku pati shtrëngata të fuqishme lokale dhe pastaj ulje të temperaturave.
Që nga dita e djeshme në vendin tonë ka pasur ulje të temperaturave.
Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje të mëtutjeshme sepse pas frontit do të vijojë depërtimi i masave ajrore të freskëta nga veriu.
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot më i freskët ku vende-vende do të ketë edhe riga lokale shiu.
Temperaturat do të sillen nga 14 gradë celsius deri në 20 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 24 gradë celsius.