Suharekë: Sot i jepet lamtumira e fundit veprimtarit Rilind Bytyçi

Dje më datë 26.06.2019 në ora 18:30 ka ndërruar jetë veprimtari dhe luftëtari i lirisë Rilind Bytyçi.

Akademia për nder të jetës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë Rilind Bytyçi do të mbahët sot, 27.06.2019 në ora 12:00 në Biblotekën e re në Suharekë.

Kurse varrimi do të bëhet në fshatin Studençan në ora 14:00, duke filluar me një homazh tek lapidari i dëshmorëve në Studençan.

Rilind Bytyçi ka lindur në vitin 1939, në fshatin Studençan, të Suharekës.

Bytyçi para se të shkonte në shërbimin ushtarak, kishte filluar aktivitetin e tij për çështjen kombëtare. Ai ishte arratisur nga Kosova në vitin 1964. Tre vjet më vonë bashkë më emigrantët e tjerë formuan Shoqatën Kosovarët e Bashkuar të Australisë – ” Bajram Curri “. Kurse në vitin 1982 shoqatën “Bajram Curri ” e kanë shëndrruar në degën të Lëvizjës Popullore të Kosovës, atëher LRSSHJ.

Ndonëse kishte shkelur të 60-tat, ai kishte lëshuar kushtrimin Qeveria e përkohshme e Kosovës dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.