Suharekë, shtyhet seanca gjyqësore ku BKS kërkon rimbursimin e dëmit për një aksident të vitit 2012

03.11.2021

Kjo shtyerje është bërë me qëllim të sigurimit të një vërtetimi nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ngase lëndët e vitit 2012, janë asgjësuar dhe pala paditëse nuk mund ta prezantoj Akgjykimin në lëminë penale në të cilën i padituri R.A është shpallur fajtor. E autorizuara e paditëses Besiana Duraku, ka deklaruar se […]

Suharekë, shtyhet seanca gjyqësore ku BKS kërkon rimbursimin e dëmit për një aksident të vitit 2012

Kjo shtyerje është bërë me qëllim të sigurimit të një vërtetimi nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ngase lëndët e vitit 2012, janë asgjësuar dhe pala paditëse nuk mund ta prezantoj Akgjykimin në lëminë penale në të cilën i padituri R.A është shpallur fajtor.

E autorizuara e paditëses Besiana Duraku, ka deklaruar se nuk ka mundur ta siguroj një kopje të aktgjykimit penal pasi që nga arkiva e kësaj gjykate është njoftuar verbalisht se lëndët e vitit 2012, janë asgjësuar, mirëpo nuk ka marrë një shkresë zyrtare lidhur me këtë çështje.

Në këto rrethna gjyqtari Shaban Zeqiraj ka shtyrë seancën e sotme për 6 dhjetor në ora 10:30, ndërsa palën paditëse gjykata e ka obliguar që ta njoftoj me një shkresë gjykatën lidhur me përgjigjen e dhënë nga Arkiva se lëndët e këtij viti janë asgjësuar.

Në këtë seancë ka qenë i pranishëm i autorizuari i paditëses Besiana Duraku, ndërsa i padituri R.A është ftuar me rregull nga ana e gjykatës, mirëpo nuk e ka pranuar ftesën personalisht, raporton ’’Betimi për Drejtësi’’.

Sipas padisë të dorëzuar kësaj gjykatë i padituri R.A më 8 korrik 2012, në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës, ka aksidentuar automjetin ‘IMT Traktor”, ashtu që të dëmtuarit A.K, i ka shkaktuar dëm material dhe jomaterial.

Byroja Kosovare e Sigurimit ka kompensuar të dëmtuarin A.K, pasi që vozitësi R.A ishte pa mbulesë siguruese, andaj tani po kërkon nga i padituri R.A që i njëjti t’ia rimbursoj shumën në vlerë prej 536 euro, kamatën si dhe shpenzimet gjyqësore, të gjitha këto në afatin prej 15 ditësh nga plotëfuqishmëria e këtij aktgjykimi, nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm. /BetimipërDrejtësi

Etiketat