Suharekë, shtyhet gjykimi ndaj policit të akuzuar për keqtrajtimin e të dëmtuarve

18.11.2021

Në këtë rast, i akuzuari Xh.K ngarkohet se në gusht të 2016-ës në cilësinë e zyrtarit policor, ka fyer dhe keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarit N.E, I.V dhe të miturin R.E. Lidhur me mungesën e avokatëve, gjykatësi Lavdim Bajraktari bëri të ditur se përmes parashtresës, avokati Shala ka njoftuar se është i angazhuar në tjetër seancë, ndërsa […]

Suharekë, shtyhet gjykimi ndaj policit të akuzuar për keqtrajtimin e të dëmtuarve Foto: Ilustrim

Në këtë rast, i akuzuari Xh.K ngarkohet se në gusht të 2016-ës në cilësinë e zyrtarit policor, ka fyer dhe keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarit N.E, I.V dhe të miturin R.E.

Lidhur me mungesën e avokatëve, gjykatësi Lavdim Bajraktari bëri të ditur se përmes parashtresës, avokati Shala ka njoftuar se është i angazhuar në tjetër seancë, ndërsa avokatja Berisha është në një trajnim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë nuk ka qenë i pranishëm as mbrojtësi i të dëmtuarit I.V, avokati Asman Hoxha, kurse të pranishëm ishin i akuzuari Xh.K, të dëmtuarit I.V, N.E dhe i mituri R.E.

Në këto rrethana, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtari Kabashi e shtyu të njëjtën për 20 dhjetor 2021.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i akuzuari Xh.K akuzohet se më 28 gusht 2016 në fshatin Shirokë të Suharekës me dashje e fyen rëndë dinjitetin e të dëmtuarve N.E, I.V dhe të miturit R.E, si dhe i keqtrajton fizikisht ata.

Sipas aktakuzës, Xh.K akuzohet ka goditur me shuplakë të miturin R.E, pasi ky i fundit i kishte kërkuar policit të mos e ngacmojë babanë e tij, pasi është i sëmurë.

Me këto veprime, Xh.K akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare apo autorizimeve publike” nga neni 198, paragrafi 2, i Kodit Penal, ku kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, po atë ditë i akuzuari Xh.K gjatë përleshjes i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit I.V duke e goditur me pjesë të armës në pjesën e lartë të kokës.

Me këto veprime akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 paragrafi 2 i Kodit Penal, ku kryesi dënohet me burgim deri në tri vjet. /BetimipërDrejtësi