Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kanë shpërndarë ndihma ushqimore për 50 familje skamnore të Suharekës.
Me rastin e shpërndarjes së këtyre ndihmave, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emër të Komunës e ka falenderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndihmën e dhënë familjeve skamnore.

Po ashtu edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka falenderuar këtë shoqatë për ndihmën me gjëra ushqimore familjet skamnore të Komunës së Suharekës.

Anëtarët e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” u shprehën të kënaqur që po arrijnë të ndihmojnë familjet në nevojë të Komunës së Suharekës, që është mision i kësaj shoqate.
50 pakot ushqimore i kanë marrë 50 familjet nevojtare të Komunës së Suharekës.