Suharekë: Shpenzimet e fushatës për zgjedhjet lokale, 0.5 euro për votues

30.06.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrur vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor. Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent. Vendimi i KQZ-së mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, […]

Suharekë: Shpenzimet e fushatës për zgjedhjet lokale, 0.5 euro për votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrur vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent.

Vendimi i KQZ-së mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.

LEXO EDHE:  Muharremaj: "Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune?"

Kështu Komuna e Suharekës sipas tabelës ka të regjistruar 68,474 votues dhe kufiri i sipërm për shpenzime të fushatës është 0.5 euro për votues që gjithsej nuk mund ta kalon kufirin e shpenzimeve të shumës 34,237.00 euro.

Etiketat