Suharekë, shpallet fajtor për falsifikim të dokumenteve, dënohet me 400€ gjobë

16.12.2021

Këtë marrëveshje nuk e ka kundërshtuar prokurori Beqë Shala, i akuzuaruari M.K si dhe mbrojtësi i tij avokati Miftar Qelaj. Prokurori Shala, i ftuar që të deklaroj rreth fakteve dhe provave të cilat e mbështesin aktakuzën ka deklaruar se “provat që i kemi pasur në dispozicion të përshkruara si në aktakuzë dhe të propozuara kanë […]

Suharekë, shpallet fajtor për falsifikim të dokumenteve, dënohet me 400€ gjobë Foto: Ilustrim

Këtë marrëveshje nuk e ka kundërshtuar prokurori Beqë Shala, i akuzuaruari M.K si dhe mbrojtësi i tij avokati Miftar Qelaj.

Prokurori Shala, i ftuar që të deklaroj rreth fakteve dhe provave të cilat e mbështesin aktakuzën ka deklaruar se “provat që i kemi pasur në dispozicion të përshkruara si në aktakuzë dhe të propozuara kanë qenë të njohura për mbrojtjen në momentin e negocimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe i propozoj gjykatës që e njëjta të aprovohet’’.

Mbrojtësi i të pandehurit avokati Miftar Qelaj lidhur me këtë çështje ka deklaruar se “i pandehuri ka pranuar të negociojë marrëveshjen për pranimin e fajësisë në mënyrë vullnetare, pas konsultimeve dhe sqarimeve të mjaftueshme që kemi pasur, duke kërkuar që e njëjta të aprovohet në tërësi.

Pas aprovimit, i akuzuari është shpallur fajtor dhe gjyqtari Lavdim Bajraktari e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 400 euro si dhe dënimin plotësues konfiskimin e veturës “Opel Vectra’’ të tipit A201, targat e automjetit si dhe libreza e veturës, si sende me anë të cilave është kryer vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.K, nga viti 2010 e në vazhdimësi deri më 13 gusht 2020, në Suharekë, me vetëdije, përpilon dokumentin e falsifikuar dhe të njëjtin e përdor si të vërtetë, ashtu që numrat e karroserisë së automjetit të tipit’’Opel Vectra’’ tipi A201, i ka manipuluar duke e inkorporuar numrin e karroserisë përmes saldimit, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se kjo gjë është e ndaluar dhe në kundërshtim me Ligjin për Automjete.

Tutje, i akuzuari këtë automjet e ka përdorur dhe tjetërsuar në persona tjerë, duke e ditur se është i falsifikuar.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 i KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, i akuzuari dhe prokurori kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë, me të cilën janë dakorduar që në këmbim të pranimit të fajësisë i akuzuari të dënohet me dënim me gjobë në shumën nga 300 deri në 500 euro. /BetimipërDrejtësi