Suhareka

Suharekë: Shkolla Teknike “Skënder Luarasi” uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Foto: Ilustrim

Sot edhe zyrtarisht ka filluar mësimi në shkollat e Kosovës, ku shumë politikan e prindër e mësues kanë uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i uruar suksese të mëtutjeshme.

Në vazhdën e këtyre urimeve edhe stafi i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, ka uruar nxënësit e asaj shkolle për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020.

Kjo shkollë këtë urim e ka bërë përmes një postimi në Facebook, teksa kanë shkruar se kjo ditë shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur duke u aftësuar profesionalisht.

Po ashtu stafi i shkollës nuk ka harruar edhe mësimdhënësit dhe prindërit që u përkushtuan maksimalisht ndaj nxënësve.

Ky është postimi i plotë i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” – Suharekë:

Cineplexx organizon eventin Family Night me çmim special të biletave

Cineplexx sjell premierën e filmit Playing with Fire, për të cilin do të organizojë një event Family Night në të dy kinematë.

Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/20, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur duke u aftësuar profesionalisht.

Gjithashtu, urojmë të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin ndaj nxënësve!
Suksese!