Suharekë, shkaku i një mosmarrëveshje 10 persona përfshihen në një rrahje

29.07.2021

Të mërkurën në media ka qarkulluar një video ku sipas pamjeve bëhej fjalë për një përleshje në Zonën Industriale në Shirokë. Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri te rrahja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje dhe se në rast ishin përfshirë dhjetë persona. “Rasti është raportuar të martën rreth orës […]

Suharekë, shkaku i një mosmarrëveshje 10 persona përfshihen në një rrahje Foto: Ilustrim

Të mërkurën në media ka qarkulluar një video ku sipas pamjeve bëhej fjalë për një përleshje në Zonën Industriale në Shirokë.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri te rrahja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje dhe se në rast ishin përfshirë dhjetë persona.

“Rasti është raportuar të martën rreth orës 22:00 ku bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja e dhjetë meshkujve kosovarë. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.