Suharekë, shënon rritje numri i pensionistëve të cilët marrin pension bazik të moshës
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.
Çfarë është pensioni bazik i moshës?
Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.
Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.
Në bazë të statistikave nga ASK të cilat posedon SuharekaOnline bëhet e ditur se numri i personave që janë përfitues nga skema e pensioneve bazë të moshës nga muaji në muaj kanë qenë të ndryshme.
Sipas statistikave të ASK rezulton se gjatë muajit nëntor të këtij viti në Komunën e Suharekës kanë përfituar 4.588 persona.
Duke krahasuar këtë numër me atë të muajve të kaluar, figuron se numri i personave që marrin pensione në bazë të moshës nga muaji në muaj është rritur.
Muaji | Nr. i personave që kanë marrë pension në bazë të moshës |
Janar, 2022 | 4.623 |
Shkurt, 2022 | 4.617 |
Mars, 2022 | 4.631 |
Prill, 2022 | 4.651 |
Maj, 2022 | 4.671 |
Qershor, 2022 | 4.702 |
Korrik, 2022 | 4.725 |
Gusht, 2022 | 4.174 |
Shtator, 2022 | 4.493 |
Tetor, 2022 | 4.554 |
Nentor, 2022 | 4.588 |