Suharekë, shënon rritje numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës

27.07.2022

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të […]

Suharekë, shënon rritje numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës Foto: Ilustrim

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare. Shuma mujore e këtij pensioni ka qenë 90 Euro (€), ndërsa Qeveria së fundmi kishte marrë vendim për rritjen e pensionit në 100 Euro (€).

Sipas raportit të ASK-së në Komunën e Suharekës krahasur me muajin prill e maj të 2022’s, në muajin qershor ka shënuar rritje numri i pensionistëve, të cilët marrin pension bazik të moshës.

Sipas këtij raporti bëhet e ditur se nga muaji qershor 2022 janë 4,702 pensionistë që marrin pension bazik të moshës, ndërkaq ky numër në muajin maj ka qenë 4,671 dhe në prill 4,651.

MuajiNr. i përfituesve në Komunën e Suharekës
nga skema e pensioneve bazë të moshës
Janar 20224,623
Shkurt 20224,617
Mars 20224,631
Prill 20224,651
Maj 20224,671
Qershor 20224,702