Suharekë, shënon rënie numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës

26.03.2022

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të […]

Suharekë, shënon rënie numri i pensionistëve që marrin pension bazik të moshës Foto: Ilustrim

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare. Shuma mujore e këtij pensioni ka qenë 90 Euro (€), ndërsa Qeveria në muajin e kaluar kishte marrë vendim për rritjen e pensionit në 100 Euro (€).

Sipas raportit të ASK-së në Komunën e Suharekës krahasur me muajin janar të 2022’s, në muajin shkurt ka shënuar rënie numri i pensionistëve, të cilët marrin pension bazik të moshës.

Sipas këtij raporti bëhet e ditur se në muajin janar 2022 janë 4,623 pensionistë që marrin pension bazik të moshës, ndërkaq ky numër në muajin shkurt ka rënë në 4,617.

MuajiNr. i përfituesve në Komunën e Suharekës
nga skema e pensioneve bazë të moshës
Janar 20224,623
Shkurt 20224,617