Suharekë, shënon rënie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale
Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 811. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” në baza mujore (Janar – Shkurt 2022), ku ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës […]
Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 811.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” në baza mujore (Janar – Shkurt 2022), ku ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale.
Sipas raportit të ASK-së për muajin janar 2022, në Komunën e Suharekës nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 503 familje, shkruan SuharekaOnline.
Ndërkaq, ky numër ka shënuar rënie gjatë muajit shkurt 2022, ku nga 503 familje përfituese nga skema e ndihmës sociale ka rënë në 498.
Muaji | Nr. i familjeve që përfitojna nga skema e ndihmës sociale në Komunën e Suharekës |
Janar 2022 | 503 |
Shkurt 2022 | 498 |