Suharekë: Shënon rënie numri i familjeve që jetojnë me ndihmë sociale

28.02.2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2019. Nga këto statistika del që në Suharekë nga muaji janar e deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar kemi pasur rënie të numrit të skemës për ndihma sociale, ku nga 2 mijë e 366 anëtarë ka rënë në 2 […]

Suharekë: Shënon rënie numri i familjeve që jetojnë me ndihmë sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2019.

Nga këto statistika del që në Suharekë nga muaji janar e deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar kemi pasur rënie të numrit të skemës për ndihma sociale, ku nga 2 mijë e 366 anëtarë ka rënë në 2 mijë e 229 të tillë.

Ndërsa nëse bazohemi për nga numri i familjeve shihet se në muajin janar nga Suhareka përfitues nga skema e ndihmës sociale ishin rreth 518 familje ndërsa në muajin dhjetor 2019 numri kishte rënë në 492.

Në krahasim me fillimin e vitit 2019 dhe përfundimin e tij, atëherë i bije se kemi ulje të numrit të familjeve që varen nga ndihmat sociale.

Kurse në të gjithë Kosovës në janar të vitit 2019, pjesë e skemës së ndihmave sociale ishin 25 mijë e 186 familje, kurse në dhjetor ishin 24 mijë e 352 familje.

Etiketat