Suharekë, shënohet rritje në rastet aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 427 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima nga ky virus.

14.01.2022 / Suhareka

Suharekë, shënohet rritje në rastet aktive me COVID-19
Foto: SuharekaOnline

Brenda 24 ore janë regjistruar 7 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  160, Mitrovicë  48, Pejë  21, Gjilan  21, Gjakovë  18, Vushtrri  17, Podujevë  14, Ferizaj  13, Klinë  13, Prizren  13, Obiliq  11, Deçan  11, Fushë Kosovë  9, Malishevë  8, Gllogoc  8, Suharekë  7, Viti  6, Skenderaj  5, Rahovec  5, Graçanicë  5, Istog  4, Dragash  3, Kaçanik  3, Lipjan  2, Zubin Potok  1, Kamenicë  1.


Po ashtu, janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  28, Dragash  1, Fushë Kosovë  1, Prizren  1.

Viktimat nga COVID-19 janë nga këto vende: Prishtinë  1, Podujevë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 2,811, prej tyre 62 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Me 62 raste aktive me COVID-19, Suhareka renditet e 12-ta në nivel komunash, ndërsa tabelën e kryesojnë komuna e Prishtinës, Mitrovicës dhe Ferizajt.

Numri total i rasteve pozitive është 164,120 raste nga 1,456,055 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,994 raste të vdekjes.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *