Suharekë, sekuestrohet një pushkë gjuetie, një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë në fshatin Duhël

20.04.2024

Njësia e hetimeve në koordinim me prokurorin, në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe sekuestruar disa armë.

Suharekë, sekuestrohet një pushkë gjuetie, një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë në fshatin Duhël Foto: Ilustrim

SuharekaOnline raporton që dje rreth orës 16:30 në fshatin Duhël njësia e hetimeve të Policis së Kosovës në koordinim me prokurorin, në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe sekuestruar:

një pushkë gjuetie,

një pistoletë,

një karikator të zbrazët si dhe gjashtë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.