Suharekë, rritet numri i familjeve që marrin ndihmë sociale

24.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22,980 familje […]

Suharekë, rritet numri i familjeve që marrin ndihmë sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22,980 familje me gjithsej 90,806 anëtarë.

Në bazë të të dhënave të ASK-së rezulton se në Komunën e Suharekës gjatë muajit dhjetor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 450 familje me 1,975 anëtarë.

Duke krahasuar këtë numër me atë të muajit nëntor 2022, rezulton se numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale është rritur.

Më poshtë është punuar një tabelë e cila përmban të dhëna zyrtare për numrin e familjeve dhe anëtarëve të tyre që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

MuajiNumri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës socialeNumri i anëtarëve të familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale
Janar, 20225032.236
Shkurt, 20224982.206
Mars, 20224932.179
Prill, 20224872.148
Maj, 20224792.114
Qershor, 20224832.130
Korrik, 20224732.080
Gusht, 20224572.005
Shtator, 20224541.997
Tetor, 20224511.974
Nëntor, 20224451.953
Djetor, 20224501.975

Etiketat