Suharekë, rritet numri i familjeve me ndihmë sociale në tre muajt e parë të 2021’s
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM1 2021. Në këto të dhëna bën pjesë edhe statistikat për ndihmën sociale sipas komunave. Nga këto statistika del që në Suharekë nga muaji janar e deri në muajin mars të vitit aktual (2021) kemi pasur rritje të numrit të familjeve të […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM1 2021.
Në këto të dhëna bën pjesë edhe statistikat për ndihmën sociale sipas komunave.
Nga këto statistika del që në Suharekë nga muaji janar e deri në muajin mars të vitit aktual (2021) kemi pasur rritje të numrit të familjeve të cilat përfitojnë nga skema e ndihmës sociale.
Ndërsa nëse bazohemi për nga numri i anëtarëve të familjeve në Suharekë shihet se numri ka shkuar duke rënë, në muajin janar përfitues nga skema e ndihmës sociale ishin rreth 2,306 ndërsa në muajin shkurt 2,295 dhe në mars 2,299.
Numri i familjeve në Komunën e Suharekës të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale: Në muajin janar 517 familje, shkurt 518 dhe mars 521.